Gjoka: Shkëndija, lokomotiva e futbollit në Maqedoni

Skuadra e Shkëndijës, me fitoren ndaj Akademia Pandev me 2-1, forcoi pozitën e parë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, duke dhënë një sinjal të fortë, se ekipi është gati për sfidat e reja evropiane. Trajneri i skuadrës kuqezi, Ernest Gjoka beson se kjo fitore ishte e rëndësishe për të ruajtur vetbesimin, ndërsa nga dita e martë do të fillojë që të mendojë për kundërshtarin e radhës, skuadrën e Totenhamit. Sipas strategut shqiptarë, sfida me Totenhamin, është sfida e vitit, jo vetëm për Shkëndijën, por edhe për futbollin në përgjithësi në Maqedoni.

Marketing

“Sot të kalojmë me qetësi dhe të rikuperohen çunat dhe mendojë që fillojmë nga e marta të përgatisim skuadrën për atë ndeshje që është ndeshje e vitit, por jo vetëm për ne si Shkëndi. Mendojë se këtu do të kënaqet e gjithë Maqedonia se Shkëndija është lokomotiva e futbolit të Maqedonisë dhe ardhja e Totenhamit këtu, nderon jo vetëm Shkëndijën, por nderon gjithë futbollin në Maqedoni. “

Përballja Shkëndija-Totenhami, do të zhvillohet më 24 shtator, në stadiumin “Todor Proeski”, në orën 20.00.

Marketing