Gjorçev: Arratisja e Gruevskit është në marrëveshje me Zaevin

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev ka thënë se ka dy variante për shpjegim rreth arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Marketing

Sipas tij me siguri bëhet fjalë për marrëveshje me pushtetin. Në të kundërtën, shton ai, “funksionarët e parë të MPB-së duhet të bartin përgjegjësi pasi nuk kanë arritur ta ndalojnë atë.

“Ose bëhet fjalë për paaftësi të MPB-së të udhëhequr nga Oliver Spasovski, me besim të Zoran Zaevit, ose bëhet fjalë për marrëveshje me Zaevin që për momentin është trafikant kryesor me drejtësinë në Maqedoni.

Ose duhet të ketë përgjegjësi, ndërsa ajo do të thotë dorëheqje e Spasovskit dhe strukturave të MPB-së, ose bëhet fjalë për marrëveshje politike dhe këtë qytetarët e Maqedonisë duhet ta dinë”, ka thënë Gjorçev.

Marketing