Deputeti i VMRO-së Vlatko Gjorçev i cili merr pjesë në Lutjet e mëngjesit të organizuar nga presidenti amerikan Trump, ka realizuar takim edhe me sekretarin amerikan Mike Pompeo.

Takimi me sekretarin amerikan vjen pas kandidimit të tij për zgjedhjet presidenciale ndërkohë që vetëm Gjorçev dhe ministry Dimitrov deri më tani kanë realizuar takim me Pompeon.

Ditë më parë Gjorçev pati takim edhe me zëdhënësen e Trump, Sara Sander si dhe senatorin Xhejms Inhof dhe Tim Kejn.