Qeveria e Republikës së Maqedonisë i vlerëson si të turpshme dhe të papranueshme kërcënimet dhe thirrjet plot urrejtje, të cilat vijnë nga gazetari Cvetin Çilimanov, i cili, shkruan në komunikatën e pres qendrës qeveritare, haptazi bën thirrje për sulm ndaj koleges së tij.

“Dhe me këtë rast kujtojmë qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë: Zero tolerancë për çfarëdo kërcënime, fyerje ndaj gazetarëve dhe punëtorëve të mediave dhe për çdo përpjekje për të rrezikuar lirinë e të shprehurit”, qëndron në komunikatën e Qeverisë.

Qeveria ju bëri thirrje mediave, asociacioneve të gazetarëve dhe institucioneve tjera të vendit, e posaçërisht prokurorisë dhe gjykatës, të veprojnë në mënyrë maksimalisht të shpejtë dhe profesionale në rast të çdo përpjekje për sulm dhe kërcënim kundër punëtorëve të mediave.