Gjuha shqipe do të jetë pjesë e edicionit të festivalit Mbrëmjet Strugane të Poezisë. Për dallim nga vitet e kaluara kur shqipja, të cilën e flasin shumica e qytetarëve të Strugës ishte anashkaluar, drejtuesit e festivalit siguruan se në leximet kryesore të festivalit do të përfshihet edhe shqipja.

Këtë vit në drejtim të gjithë përfshirjes dhe një shoqërie për të gjithë dhe përfshirjen e publikut, planifikojmë në programin zyrtar të përfshijmë përveç përdorimit të maqedonishtes dhe anglishtes, siç ka qenë deri tani, edhe gjuhën shqipe dhe frëngjishte, pasi Maqedonia është anëtare e Shoqatës Botërore të Frankofonisë”, tha Todorçe Tasevski, drejtor i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë.

Këtë vit, fitues i mirënjohjes më të lartë të festivalit, Kurora e Artë është poetja rumune Ana Blandiana, e cila madje foli edhe për rrezikun që rajoni i Ohrit të përjashtohet nga UNESCO.

E gjithë historia për emrin më bën të trishtuar, por fakt është se Maqedonia është përsëri Maqedoni dhe maqedonasit sërish maqedonas. Nuk ka lidhje aq me Maqedoninë e Veriut. E rëndësishme është që vendi të vazhdojë në rrugën e vet, sepse shtetet e vogla nuk kanë asnjë shans tjetër, pos të vazhdojnë ta zhvillojnë dhe promovojnë atë përmes kulturës”-pohoi Ana Blindiana, fituese e mirënjohjes më të lartë të MPS-së
Festivali në të cilin marrin pjesë 32 poetë të huaj dhe 30 vendas, filloi me mbjelljen e një peme në Parkun e Poezisë në Strugë.

evn