Gjuhë zyrtare e Muhamed Zekirit është MAQEDONISHTJA!

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Muhamed Zekiri anëshkalon gjuhën shqipe dhe në komunikimin e tij të përditshëm me institucionet shtetërore përdorë vetëm gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik, informon BLIC.MK

Marketing

Siç mund të shihet nga dokumenti i siguruar nga BLIC.MK Zekiri i është drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, që të dyja të udhëhequra nga kuadro shqiptar vetëm në gjuhën maqedonase.

Zekiri e di fare mirë se përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar me ligj dhe kushtetutë dhe ai e ka të qartë se po e anashkalon gjuhën e tij amtare.

Zekiri sa ka qenë gazetar, përkatësisht kryeredaktor i një televizioni kombëtar pothuajse çdo ditë në edicionet e lajmeve ka pasur kronika gazetareske të cilat kanë shtjelluar tema që lidheshin me përdorimin e gjuhës shqipe dhe atakimin e funksionarëve të kohës për mos-zbatimin e të njëjtës.

Marketing