Gjurçevski: Procedurë disiplinore për Josifoskin

Pasi Presidenti Gjorge Ivanov pranoi se Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të tij, Boris Josifovski, ka qenë në selinë e VMRO DPMNE-së, në mbrëmjen e 27 prillit kur ndodhi dhuna në Kuvend, nga partia thanë se Josifovski si anëtari i tyre është gjithmonë i mirëseardhur.

Marketing

Personalisht unë nuk e kam parë Boris Josifovskin atëherë në selinë e VMRO DPMNE-së, por mund të konfirmoj që Boris Josifovski është një anëtar shumëvjeçar i VMRO DPMNE-së, që nga strukturat e Unionit të forcave të reja, si Sekretar i Përgjithshëm i saj, ndoshta më shumë se 15 vjet më parë, kështu që nuk e shoh arsyen, pse nuk të mos vijë kur të dojë në partinë e tij amë”- tha Dimçe Arsovski nga VMRO DPMNE.

Për LSDM-në, pranimi i Ivanovit, e vërteton një pjesë të dëshmimit në procesin gjyqësor që zhvillohet më 27 prill.

Deklaratat e të dyshuarve dhe informacionet që janë publikisht në dispozicion tregojnë se në pallatin luksoz “në katin e tetë ” në selinë e VMRO-DPMNE-së kriminale, janë koordinuar aktivitetet për ndërhyrjen brutale në Kuvend më 27 prill”- thonë nga LSDM.

Për ekspertin e sigurisë Ljubomir Gjurçevski, prania e një personi nga kabineti i Presidentit në selinë e partisë, konfirmon se pushteti i atëhershëm ka arritur të infiltrojë kuadro të veta në të gjitha shërbimet e mundshme shtetërore.

Në qoftë se presidenti i shtetit ka vërtetuar faktin se sekretari i përgjithshëm i tij ka qenë i pranishëm në selinë e partisë, mendoj se ai është dashur të kishte filluar një procedurë disiplinore për përgjegjësi disiplinore, sepse ne të gjithë po përpiqemi të krijojmë shërbime profesionale administrative që do të zbatojnë ligje, e jo programe politike”- pohoi Ljubomir Gjurçevski ekspert i sigurisë.

Ivanov dje po ashtu tha se DSK-ja është pika kryesore e nxehtë për gjenerimin e të gjitha krizave politike dhe të sigurisë në vend. Por sipas Gjurçevskit, nëse është kështu, Ivanov deri tani është dashur të reagojë në mënyrë të përshtatshme.

Ai përpiqet ta kthejë goditjen, domethënë, ta drejtojë gishtin në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit pikërisht kur ai ndjen një kërcënim personal që është e patolerueshme. Ai është Presidenti, te ai është Këshilli i Sigurimit dhe ai u desh ta ketë thirrur atë trup menjëherë, madje edhe kur u zhvilluan ngjarjet më 27 prill “- tha Ljubomir Gjurçevski ekspert i sigurisë.

Fjalimi i Ivanovit u bë një ditë pas dëshmisë spektakolare të të pandehurit Aleksandar Vasilevski-Ninxha se ndërhyrja e përgjakshme në Kuvend u organizua nga DSK-ja dhe se ishin përfshirë edhe persona nga kabineti i Ivanovit.

Marketing