Gjatë ditës së nesërme do të keni mundësi ta vizitoni kazermën “Ilinden” të bindeni në profesionalizimin dhe shkathtësitë të cilat do t’i demonstrojnë pjesëtarët e Armatës. Angazhimi dhe entuziazmi i tyre për të treguar mësimet e marra do të dëshmojë se Armata e Republikës së Maqedonisë është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s, theksoi shefi i SHM të ARM-së gjeneral-major Vasko Gjurçinovski në konferencën e përbashkët për media me gjeneral nënkolonel Stiven Shepro.

Gjurçinovski theksoi se sot kanë pasur mundësi ta prezantojnë nivelin e arritur të reformave të cilat Armata e Republikës së Maqedonisë i ka realizuar. Pas përfundimit të tyre, siç tha, do të sigurojmë një profesionalizëm dhe përkushtim më efikas në radhët tona, megjithatë, përmes implementimit të tërësishëm të kontrolleve strategjike të mbrojtjes do të kemi armatë kompakte dhe interoperabile, që mund të përgjigjen në të gjitha sfidat të cilat do të qëndrojnë para nesh.

Gjeneral nënkolonel Shepro tha se përforcimi i bashkëpunimit mes armatës të Maqedonisë dhe forcave të NATO-s, ngritja e standardeve të forcave ushtarake dhe edukimi janë tre fushat në të cilat do të intensifikohet bashkëpunimi mes forcave ushtarake të Maqedonisë dhe forcat e Aleancës.

Në lidhje me edukimin theksoi se kolegji ushtarak i NATO-s konsiderohet si një nga shtytësit më të rëndësishëm në përforcimin e forcave të Aleancës dhe shprehi kënaqësinë që programi i tij është përfshirë në Akademinë ushtarake.