Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç do të zhvilloi gjatë ditës së sotme një vizitë në Prishtinë.

Mësohet se Gjurik këtë herë ka kërkuar leje në institucionet e Kosovës, e cila më pas i është aprovuar dhe kjo është konfirmuar edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Gjuriç, sipas mediave serbe, do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut.
Kujtojmë se më 26 mars, Gjuriç kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës dhe për këtë u ndalua nga policia e Kosovës gjatë një aktiviteti, duke u lënë më pas i lirë.

evn