Gjuriq takohet me serbët e Kosovës: Na presin shumë sfida më 2020

Drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është takuar në Beograd me përfaqësuesit politik të serbëve nga Kosova me të cilët ka biseduar për sfidat e vitit 2020, nevojës që përkujdesi ndaj serbëve dhe institucioneve serbe të jetë më i mirë dhe për gjykimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, raportojnë mediat serbe.Gjuriq para rreth 70 përfaqësesve të serbëve nga Kosova në Pallatin e Serbisë ka thënë se gjatë takimit do të analizohen edhe rezultatet .“Më 2020, na presin shumë sfida”, shtoi ai duke bërë thirrje për reagim urgjent. Gjuriq ka theksuar se takimi është mundësi e mirë për të diskutuar edhe për dialogun e ardhshëm mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe “procesin e montuar” për gjykimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton lajmi.net.“Tema e takimit do të jetë edhe diskutimi për presionet mbi përfaqësuesit serbë si Ivan Todosijeviq, i gjykuar për një deklaratë për Reçakun që paraqet qëndrim të qartë dhe të fortë të Serbisë”, theksoi Gjuriq.

Marketing
Marketing