Gjykata Administrative hodhi poshtë shumicën e padive të partisë “e Majta”

Gjykata Administrative deri në këto momente ka hedhur poshtë rreth 80 padi nga 101 të partisë “E Majta”, ndërsa do të shqyrtojë edhe nga një padi të partive “MORO Partia e Punës”, “Partia e Demokratëve” dhe partisë “Unioni Social Demokrat”. Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini beson se për nesër do të shqyrtohen edhe dy paditë e VMRO-DPMNE-së me çka presin që të rrumbullakohet në tërësi i gjithë procesi i shqyrtimit të padive politike.

Marketing

Gjatë ditës së nesërme presim të mbahet shqyrtimi publik për partitë e Subjektit VMRO-DPMNE-së dhe gradualisht Gjykata Administrative gjatë ditës së nesërme të mund të kumtojë vendimet që merren edhe për ato situata. E në këtë mënyrë të arrijmë që në afatin e paraparë të marrim vendime – deklaroi Burim Sejdini, kryetar i Gjykatës Administrative.

Gjykata Administrative, dje ka hedhur poshtë edhe 75 paditë e Koalicionit ASH-AAA dhe një padi të Partisë INTEGRA. Sipas kreut të Administratives Sejdini, partitë në Padi kanë vendosur dëshmi në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Ajo që ra në sy është se gjatë dorëzimit të padive dorëzuesit ofrojnë apo prezantojnë dëshmi të reja që në përputhje me kodin zgjedhor, neni 148 alineja 8 nuk lejohet që padia të bazohet në dëshmi të reja por vetëm në faktet dhe kontestimet që janë në kundërshtimin e shprehur në KSHZ – tha Burim Sejdini, kryetar i Gjykatës Administrative.

Pasi Gjykata Administrative të përfundojë shqyrtimin e të gjitha padive të partive politike, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve mund të çertifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 15 korrikut.

Marketing