Gjykata Administrative refuzon tre ankesa për zgjedhjet

Gjykata Administrative deri tani ka vepruar rreth katër rasteve të ndërlidhura me zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet t parakohshme për kryetar të komunave Ohër, Novosellë dhe Dibër, tre prej të cilave janë refuzuar dhe një është pranuar, deklaroi kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini.

Marketing

“Të premten është pranuar ankimimi i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, me të cilin shfuqizohet vendimi i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit nga 17 prilli i vitit 2019 për hapje të procedurës për hulumtim të pagesës së subvencioneve”, deklaroi Sejdini.

Janë hedhur poshtë dy ankimimet e 1TV kundër listës së çmimeve të KSHZ-së për reklamim zgjedhor dhe një, e cila i përket mbrojtjes së të drejtës zgjedhore të parashtruar nga ana e Stevo Mitevskit, me të cilën kërkon regjistrim në Listën zgjedhore.

Sejdini theksoi se nuk do t’i komentojë vendimet, që janë elaboruar dhe publikisht të kapshme në ueb faqen e Gjykatës Administrative.

“Kryetari i Gjykatës Administrative theksoi se pret që edhe rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të kalojë në rend të mirë si dhe i pari.

“Rezultatet nga rrethi i parë të gjithë i dimë dhe nuk presim ankimime pas ditës së djeshme të qetë zgjedhore. Nëse ka ankimime në rrethin e dytë, opinioni do të informohet zyrtarisht për seancat publike, në të cilat do të vendoset për to”, deklaroi Sejdini.

Theksoi se në mars të këtij viti janë formuar pesë këshilla, të cilat sipas përzgjedhjes së rastësishme vendosin rreth ankimimeve nëse ka. Afati për vendimmarrje të Gjykatës Administrative është 48 orë nga momenti i parashtrimit të ankesës. Në zgjedhjet e fundit në Gjykatën Administrative janë parashtruar 27 ankimime. m

Marketing