Gjykata Administrative shfuqizoi vendimin e Antikorrupcionit lidhur me kryetarin e komunës së Kumanovës

Gjykata Administrative e ka shfuqizuar vendimin e Komisionit për Antikorrupsion që ka të bëjë me kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe kryetaren e Këshillit Atina Murshanska, informoi sot Komuna.
Komisioni për Antikorrupsion mori vendim pas ankesës së parashtruar të VMRO-DPMNE, për gjoja shfrytëzim të hapësirave komunale në Kumanovë për promovimin e kandidatit presidenciale Stevo Pendarovski. Gjykata Administrative konsideron se gjatë marrjes së vendimit të Komisionit për Antikorrupsion në mënyrë jo të plotë e ka konfirmuar gjendjen faktike, për shkak të së vilës nuk ka pasur mundësi të vlerësojë nëse në mënyrë të drejtë është zbatuar e drejta materiale, qëndron në njoftimin e Komunës.

Marketing

Sipas Gjykatës Administrative dhe dëshmive të parashtruara sallën e shfrytëzojnë disa subjekte politike, shoqata de organizata joqeveritare, duke pasur parasysh faktin se në rajonin e Komunës së Kumanovës nuk ndonjë sallë tjetër përkatëse.

Marketing