Gjykata dënon me 10 vite burg Klement Balilin

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 15 vite burg Kelmend Balilin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim konvertohet në 10 vite.

Marketing

Balili është shpallur fajtor për të katër akuzat e ngritura nga Prokuroria.

Mbi të rëndojnë akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit kriminal, u dënua me 14 vite, për grup kriminal me 2 vite e 6 muaj, për refuzimin për të deklaruar pasurinë me 6 muaj dhe për pastrim parash me 5 vite.

Marketing