Gjykata do ta kërkojë Gruevskin të hënën

Shërbimet gjyqësore këtë fundjavë nuk do të përpiqen që t’ia dorëzojnë vendimin për vuajtjen e dënimit me burg ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për rastin “Tank”, thonë nga gjykata.

Ata thonë se një nga mundësitë është që vendimin ta dërgojnë në adresën e shtëpisë së Gruevskit, ndërsa mundësia tjetër është që vendimi t’i dorëzohet personalisht të hënën, kur ai duhet të paraqitet në seancën dëgjimore për rastin ‘Titanik’.