Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën, Kaçmev mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit, ia refuzoi kërkesën për heqjen e masës së paraburgimit, Orce Kamçevit të cilën më 12 të këtij muaji ia shqiptoi Këshilli Penal. Gjykata kërkesën e avokatit Toni Menkinovski, e vlerësoi si të pabazë, duke mbështetur plotësisht vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Refuzimi i ankesave do të thotë se i akuzuari në fjalë do të mbetet në Shutkë edhe në gjysmën e parë të muajit maj.

Marketing

Ndërsa, avokati Antoniot Apostolski, në këmbim të heqjes së paraburgimit, lë në hipotekë pasuritë e patundshme me vlerë prej më shumë se 75 milionë denarëve dhe 200.000 euro, apo garanci në shumën të përgjithshme prej 1.432.609 euro. Apostolki si opsion i ofron gjykatës rrëzimin e vendimit të shkallës së parë dhe kthimin e çështjes në gjykatën e shkallës së parë.

Orce Kamçev, përveç në lëndën “Perandoria” është i dyshuar edhe në lëndën “Parcelat në Vodno”, për të cilën më 14 mars u burgos. Besohet se Kamçev planifikoi të arratiset nga vendi, dhe kjo ishte një nga arsyet pse u kthye në burgun e Shkupit.

Marketing