Gjykata i refuzon sërish pasaportën Sasho Mijallkovit

Gjykata penale refuzoi t’ia kthejë pasaportën ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i cili pohonte se i duhej patjetër që të shkonte për trajtim mjekësor jashtë vendit. Sidoqoftë, Milajkov nuk guxon të largohet nga vendi. Ai ka aktgjykim të shkallës së parë me burg prej tre vitesh në rastin “Titanik 2” për manipulime në zgjedhjet lokale të vitit 2013.Nga Gjykata gjithashtu theksuan se Këshilli Penal ka marrë vendim me të cilin refuzohet ankesa e biznesmenit Sead Koçan dhe se ai, si person i gjykuar, duhet menjëherë të paraqitet për vuajtjen e dënimit me burg. Koçan fillimisht u dënua me gjashtë vjet burg, Ndërsa Gjykata e Apelit ia uli dënimin në katër vjet e tetë muaj. Ai është i dënuar në rastin “Trust” për marrjen e tenderit milionësh nga ELEM.

Marketing
Marketing