Gjykata kërkon që Nedellkovski të ndiqet penalisht për publikimin e sekreteve zyrtare

Gjykata Penale e ka njoftuar Prokurorinë Themelore Publike se i akuzuari Milenko Nedellkovski ka bërë vepër penale duke publikuar sekret zyrtar.

Marketing

Kundër Nedellkovskit ka proces gjyqësor për gjuhë të urrejtjes. Ai në gjykim ka kërkuar të inçizojë, ndërsa kur gjykata ia ka dorëzuar të njëjtin, ai e ka publikuar në faqen e tij në Facebook, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Inçizimi më pas është marrë edhe nga një portal. Nga gjykata thonë se dokumentacionet nuk mund të ripublikohen. Sipas nenit 374 të Kodit Penal, është e ndaluar që audio-dokumentet të publikohen jashtë procedurës penale.

Për këtë vepër është paraparë edhe dënim me burg prej 3 muaj deri 5 vjet.

Nga gjykata gjithashtu thonë se ky nuk është rasti i parë i keqpërdorimit të dokumentacioneve nga seanca.

Ndryshe, Nedellkovski është në proces gjyqësor për shkak të shpërndarjes së materialeve ksenofobike dhe raciste në lidhje me zjarret në Greqi, në të cilat pati edhe viktima.

Marketing