Gjykata kroate vendos për Modricin

Një gjykatë në Zagreb e ka tërhoqur padinë kundër yllit të Real Madrid dhe ekipit kombëtar kroat, Lluka Modricit, i akuzuar për dëshmi të rreme në një proces të lidhur me një çështje korrupsioni, njoftoi sot zëdhënësi i gjykatës.
“Nuk ka mjaftueshëm prova që [Luka] Modric ka dëshmuar rrejshëm”, deklaroi Kreshimir Devçiq.

Marketing

Ky vendim, që mbyll këtë aferë, erdhi pak para se superylli kroat të shpallej futbollisti më i mirë në botë duke iu ndarë Topi i Artë 2018.

Në Botërorin 2018, Kroacia u mund në finale nga Franca, por kjo nuk e ka zvogëluar aspak popullaritetin e Lluka Modricit.
Në mars, prokuroria kroate kishte dënuar Modriç, 33 vjeç, për dëshmi të rreme në procesin kundër ish-pronarit të “Dinamo Zagrebit”, Zdravko Mamic i gjykuar për korrupsion.

Marketing