Gjykata merr vendim për padinë ndaj Messit

Gjykata Supreme e Drejtësisë në Katalonjë e ka shpallur Lionel Messin të pafajshëm, pasi që argjentinasi ishte akuzuar se nuk i ishte përmbajtur një kontrate me një kompani spanjolle, e cila ia kishte siguruar babait të tij, Jorge Messit, qëndrimin në Spanjë në vitin 2004.

Marketing

Në vitin 2004, Messi, i cili atëherë ishte 17-vjeçar, thuhej se e kishte nënshkruar një kontratë ku i premtonte një kampione ndërtimesh në Spanjë se do t’ia jepte një pjesë të pagës së tij dhe në shkëmbim kompania do t’ia ofronte një punë babait të tij për të qëndruar në Spanjë, transmeton Gazeta Express.

Kjo padi kundër yllit 31-vjeçar të Barcelonës u hodh poshtë nga trupi gjykues në Gjykatën Supreme të Drejtësisë në Katalonjë, pasi që Messi kishte i mitur në vitin 2004, kur e kishte nënshkruar kontratën.

Kompania i kërkonte 2 përqind të pagës së Messit përgjatë viteve 2003, ndërsa 3 për qind të pagës për sezoni 2019/20. Por, në vend të kësaj, kompania spanjolle u detyrua t’i paguajë të gjitha shpenzimet që ishin bërë për këtë proces gjyqësor.

Paditësit kanë kohë 20 ditë për ta apeluar këtë vendim të gjykatës, mirëpo kjo gjë nuk pritet të ndodhë pasi që gjykatësi e hodhi poshtë këtë padi edhe për shkak të mungesës së provave.

Marketing