Gjykata Penale do të kërkojë shpëtimin e hetimeve të PSP-së përmes Kuvendit

Për të ardhmen e hetimeve të PSP-së dhe për marrjen e lëndëve nga prokuroritë e rregullta, përveç ligjit të ri, i cili është duke u përgatitur, do të vendosë edhe interpretimi autentik i Ligjit për PSP-në, të cilën Gjykata Penale do ta kërkoj nga Kuvendi përmes prokurorit publik shtetëror.

Marketing

Kjo u vendos dje pasdite nga kolegiumi gjyqësor në Gjykatën Penale.

Fillisht prokurori i Përgjithshëm, Ljubomir Joveski do të duhet të vendosë për atë se cila prokurori do të duhet të drejtojë me lëndët PSP-së të kontestuara nga Gjykata Supreme, por do të kërkoj edhe interpretim autentik nga Kuvendi në bazë të nenit 22 të ligjit për PSP-në, për të cilën Gjykata Supreme dha mendim se Katica Janeva nuk ishte më prokurore e autorizuar për hapjen e hetimeve dhe ngritjen e akuzave.

Joveski tashmë njoftoi publikisht qëndrimin se Gjykata Supreme nuk ka qenë kompetente për të vendosur për këtë çështje për shkak se për interpretimin e Ligjit është përgjegjës Kuuvendi.

Gjykata Supreme javën e kaluar solli mendim parimor juridik se Prokuroria Speciale Publike mund të ngrit aktakuzë ose të urdhërojë ndërprerjen e procedurës hetuese në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes përsipër të lëndëve dhe materialeve në kompetencë të saj.

Marketing