Sot skadon afati për parashtrimin e kërkesave për amnisti të personave të përfshirë në incidentet e më 27 Prill të vitit të kaluar në kuvend.

Deri tani në Gjykatën Penale në Shkup kanë arritur gjithsej 38kërkesa për amnistri. Në mesin e atyre që kanë kërkuar amnisti janë deputetët Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski, por edhe Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Goran Angellov Qose, Ivan Cvetanovski, Goran Gjoshevski – Levi dhe Mitko Peshov, vëllezërit Mihail dhe Stefan Mlladenovski, Abdulfeta Alimi dhe Zaharie Simovski.

Kërkesë për amnisti kanë dorëzuar edhe Boris Damovski, njëri nga tre udhëheqësit e protestave “Për Maqedoni të Bashkuar” dhe kolegu i tij, Igor Durllovski. Jane Çento dhe Igor Jug, të cilët janë në mesin e 33 të akuzuarve. Kërkesë për amnisti mund të dorëzojnë edhe tanimë të dënuarit për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela, por edhe për sulmin kundër ministres Radmilla Shekerinska.

Avokatët e Pançe Angellov, i cili është dënuar me burg prej 4 vjetëve për veprën “dhunë”, nda Shekerinskës më 27 prill, dhe të Nikolla Vojminovski i cili është i dënuar me 13 vjet e gjysmë për tentim vrasje të Ziadin Selës, kanë konfirmuar se kanë dorëzuar kërkesë për amnisti.