Gjykata penale: “Organizatorët e 27 prillit” shpallen fajtorë

Ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, ish Minitrat Mile Janaievski dhe Spiro Ristovski dhe dhe ish dretori i DSK-së Vladimir Atanasovski gjykata penale i shpallë fajtorë për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë si organizatorë për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend.

Marketing

Veljanovski dënohet me 6 vite e gjysmë burg, Ish Ministrat nga 6 vite e 3 muaj bur ndërsa ish drejtorit të DSK-së iu shqiptuan 6 vite burg.

Gjatë shqiptimit të vendimit gjykatësi Ilija Trpkov tha se shteti mbrohet me mendje dhe zemer dhe jo me dhunë ,ku u shkel demokracia.Përmendi edhe deklaratën e ish Kryeministri Nikolla Gruevski ku tha se populli duhet të marrë fatin në duar të veta.

Kyjo ngjarje ishte e planifikuar ,e paramenduar që të ruhet pushteti.Edhe pse kërkesa e prokurorisë ishte që të akuzuarve tu shqiptohet masa e paraburgimit ,gjykata u shqiptoi masën e paraburgimit shtëpiak.

“Akti i zbatuar i dhunës në rastin konkret ka qenë i planifikuar nga ana e të akuzuarve ,I motivuar politkisht dhe është kryer në situatë të qetë në vend nga ana e përfaqësuesve të lartë.Pozitën që e kanë pasur të akuzuarit në momentin kritike duke u nisur nga rrethanat në atë moment që kanë ndodhur në seancën e Kuvendit ,e kanë ditur se do të ketë sulm në Kuvend për çka kanë qenë të vetëdishëm se masa e njerëzve do të sulmojë ,ndoshta edhe mbi jetët e deputetëve”, u shpreh gjykatësi Ilija Trpkov.

Aktvendimi për “organizatorët e 27 prillit”, Smaqoska: Dënimet, nën minimalen e paraparë

Nga prokuroria shprehin pakënqaësinë e tyre për lartësinë e dënimit.Sipas prokurorisë, gjykatësi në këtë rast dhe për këtë vepër penale nuk ka guxuar të shqiptojë dënime me burg që janë më të vogla se 10 vite.

Smaqoska,bëri krahasim të dënimit të ish prokurores speciale Katica Janeva e cila mori 7 vite burg për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare që është vepër më e lehtë penale se rrezikimi terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë. Dënimin e ulët, prokuroria tha se do ta ankimojë.

“Dënimi minimal për këtë vepër penale është 10 vite,Gjykata i uli shumë dënimet ,e patë se ishte 6 vite e 6 muaj dhe 6 vite e 3 muaj që janë me të vërtet edhe për prokurorinë shumë dënime të ulta. Unë si prokurorë jam e habitur nga këto dënime të ulta pasi që në aktvenimin e parë për kryersit e veprës së dhunës në Kuvend u dhanë dënime shumë të larta”, theksoi prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion Gordana Smaqoska.

Aktvendimi për “organizatorët e 27 prillit”, Millanov: Në këtë rast nuk kishte fajtorë

Edhe mbrojtja e të akuzuarve paralajmëroi ankesë për vendimin gjyqësorë ,pasi në këtë rast nuk është dashur të ketë fajtorë pa marë parasysh lartësinë e dënimit.

“Mbetet e paqartë se për çfarë është sjellur ky aktvendim,nëse për atë çka ka ndodhur më 27 prill,apo për protestat për Maqedoni të përbashkët sepse në arsyetim nuk dëgjova as një moment apo fakt që flet për veprime të cilido nga të tre që I mbroj unë për datën 27 prill”, u shpreh avokati Elenko Millanov.

Për të arratisurit Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkovskin procedura është ndërprerë deri sa nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes.

Marketing