Gjykata pranoi tërësisht aktakuzën për rastin ‘’TALIR’’

Gjykata Penale njofton se akuzat për rastin e PSP-së “Talir” janë pranuar tërësisht.

PSP vitin e kaluar ka paraqitur dy aktakuza për rastin “Talir”. Në aktakuzën e parë përfshihen Nikolla Gruevski dhe Kiril Bozhinovski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputeti Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska. Ata janë akuzuar se në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milion para të gatshme për partinë. Çingarovska vitin e kaluar ka pranuar fajin dhe mori një dënim me kusht.

evn