Gjykata refuzon lirimin e Morinës nga paraburgimi

Gjykata Themelore e Shkupit ka refuzuar kërkesën e ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina për t’u liruar nga paraburgimi.

Marketing

Këtë për TV21 e konfirmoi avokati Nikolla Naumov. “Ata konsiderojnë se paraburgimi duhet të vazhdojë dhe se nuk duhet të ndërpritet” tha Naumov për TV21, duke shtuar se për këtë vendim do të parashtrohet ankesë.

Për konfirmim iu drejtuam edhe Gjykatës Themelore të Shkupit por nga atje nuk dhanë detaje, por vetëm na thanë se deri në fund të ditës do të lëshojnë kumtesë.

Tomor Morina tashmë dy javë po qëndron në paraburgim në burgun e Shkupit. Ai më 24 korrik u arrestua nga policia e Maqedonisë se Veriut. INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë, për Morinën kishte lëshuar fletë arrest.

 

Marketing