Gjykata shfuqizon masën dhe i kthen pasaportën Dimovskit

Gjykata e apelit ka sjellë vendimin të pranojë ankesën e deputetit Ilija Dimovski dhe të shfuqizoi masën paraprake, thuhet në raportin gjashtëmujor të Prokurorisë Speciale Publike, që u publikua dje.

Marketing

“Duke vepruar sipas ankesës së të pandehurit Ilija Dimovski, Gjykata e apelit në një seancë jopublike të mbajtur më 19 tetor 2018, miratoi një vendim KSZH-636/18 me te cilën ka pranuar ankesën e të pandehurit dhe ka shfuqizuar masën e shqiptuar paraprakisht dhe ia ktheu pasaportën të pandehurit, Ilija Dimovskit”, thonë nga PSP.

Dimovski është akuzuar për lëndët “Titanik” dhe për mashtrimet zgjedhore “Talir”, ku ai akuzohet për veprën penale “larje parash”.