Gjykata Superme konsideron të paligjshme nismën e Trump për emigracionin

Gjykata Supreme e SHBA ka vendosur kundër kërkesës së Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund një programi që mbron qindra mijëra emigrantë të rinj nga dëbimi.

Marketing

Gjyqtarët mbështetën vendimet e shkallëve më të ulëta, të cilat konsideruan lëvizjen e Trump për të hequr dorë nga programi “Daca” si të “paligjshme”.

Programi mbron “ëndërrimtarët” – të rinjtë pa dokumente të sjellë në SHBA që fëmijë.

Administrata Trump ka kërkuar që t’i japë fund politikës së epokës së Obamës që nga 2017-ta.

Shumica e fëmijëve të mbrojtur nga programi Daca janë nga Meksika dhe vendet e tjera të Amerikës Latine.

Një urdhër ekzekutiv i vitit 2012, i krijuar nga ish Presidenti Barack Obama, mbron nga dëbimi të ashtuquajturit “ëndërrimtarë”, dhe u siguron leje pune dhe studimi.

Gjykata Supreme e mori çështjen pasi gjykatat e shkallëve më ulëta vendosën se administrata Trump nuk e shpjegonte në mënyrë të duhur pse po mbyllte programin, duke kritikuar shpjegimet “kapriçoze” të Shtëpisë së Bardhë.

Gjyqtarët votuan 5-4 për të mbështetur konstatimet se urdhri i administratës shkelte Aktin e Procedurës Administrative, i cili thotë se një veprim i qeverisë nuk mund të jetë “arbitrar, kapriçioz, me gjykim abuzim ose ndryshe jo në përputhje me ligjin” ose “i pambështetur nga prova thelbësore”.

Vendimi, i cili nuk e pengon administratën Trump të vazhdojë në përpjekjet e tij për të përfunduar programin, prek rreth 700,000 të rinj që hynë në SHBA pa dokumente si fëmijë.

Në përgjigje të vendimit, Trump shkroi në Twitter një pyetje retorike: “A ju krijohet përshtypja që Gjykata Supreme nuk më pëlqen?”

Presidenti Obama nënshkroi urdhrin për “Daca” pas negociatave të dështuara për reformën e imigracionit në Capitol Hill.

Për t’u kualifikuar për Daca, individët nën moshën 30 vjeç, që banojnë në SHBA që nga viti 2007, kërkohet të paraqesin informacione personale pranë Departamentit të Sigurisë së Atdheut (DHS), përfshirë adresat dhe numrat e telefonit.

Ata duhet të kalojnë një kontroll të FBI, mos të kenë rekorde kriminale, të jenë në shkollë ose të diplomuar kohët e fundit ose të liruar me nder nga ushtria.

Në këmbim, qeveria amerikane pajtohet të “shtyjë” çdo veprim mbi statusin e tyre të imigracionit për një periudhë dy vjeçare.

Marketing