Gjykata Supreme 4 vite mban peng lëndën e një të dënuari pa dëshmi

Gjykata Supreme në Shkup katër vite me radhë nuk shqyrton lëndën e Ismail Isufit nga Zhelina, i cili në rethana kontraverse dhe pa asnjë dëshmi materiale është dënuar me tetë vjetë e gjysmë burg për akuzën e trafikimit të drogës.

Marketing

Nga Gjykata Supreme përsëritën prononcimin e para një muaji se lënda është në shqyrtim e sipër, por nuk dinë saktë se kur do të merret vendimi përfundimtar.

“Kjo lëndë është dhënë në duart e një gjykatësit, po punohet në të. Nuk kemi informacion se kur do të sillet vendim’’, thonë shkurt nga Gjykata supreme për Almakos.

Kjo gjykatë para një muaji pati deklaruar se bëhet fjalë për javë kur do të shqyrtohet lënda e Isufit.

Mbrojtja e Isufit, avokati Angel Gjorgjiev, thotë se lënda ka ngecur në Gjykatën Supreme, por është optimist se Gjykata do t’i shfuqizoj vendimet e Gjykatës Themelore dhe të Apelit.

“Ndoshta tingëllon në mënyrë jo modeste, por presim nga Gjykata Supreme që të shfuqizohet vendimi i shkallës së parë në Gjykatën Themelore dhe të dytë të Gjykatës së Apelit, pasi që janë bërë shumë shkelje, deklaron Gjorgjiev.

Nga shoqata qytetare “Zelena lupa”, njoftojnë se në bashkëpunim me avokatin e Ismailit do të bëjnë urgjencë të dytë në Gjykatën supreme për ta përshpejtuar procedurën. Vasko Todorov thotë se urgjenca e parë në këtë gjykatë ishte dërguar para dy vitesh, kur është kërkuar shfuqizimi i vendimeve të mëparshme dhe i akuzuari të shpallet e pafajshëm.

Meqë prokuroria gjatë hetimit nuk ka disponuar asnjë dëshmi materiale apo verbale kundër Ismailit, ka ushtruar presion psikik mbi të akuzuarin për ta pranuar veprën dhe si kundërshërbim do t’i shqiptohej dënim më i butë. E vetmja dëshmi dëshmi për dënimin e Isufit me 8 vjetë e gjysëm burgim nga gjykata themelore dhe e Apelit, ka qenë një vizitë në burektoren e tij dhe një bisedë e përgjuara telefonike, ku me asgjë nuk dëshmohet përfshirja e tij në rrjet dilerësh droge.

Marketing