Gjykata Supreme e Kosovës brenda afatit ligjor ka shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me gjitha ankesat e pranuara nga deputetët e subjekteve politike në lidhje me procesin zgjedhor të 6 tetorit.

Gjykata Supreme nga gjithsej 7 ankesa të pranuara, ka refuzuar 6 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka hedhur poshtë edhe një kërkesë të deputetëve.
Sipas këtij vendimi janë refuzuar ankesa nga deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), deputetë të Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), dy ankesa nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, një ankesë nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDA), ndërsa ankesa nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka (PDS) është hedhur poshtë si e palejuar.

evn