GJYKATAT në aksion për blerjen e makinave të reja

Gjykatat në aksion për të blerë makina luksozë. Pas Gjykatës së Tetovës, makinë luksoze do të blejë edhe Gjykata Administrative. Tenderi tashmë është shpallur dhe vlera e parashikuar e prokurimit është 27.559 euro, pa TVSH prej 18 për qind. Kushti në dokumentacion është çmimi më i ulët. Gjykata Administrative kërkon të blejë një makinë me katër dyer, me motor Euro 6 me 190 kuaj-fuqi, me marsh automatik dhe me ngjyrë të zezë. Nga pajisjet e detyrueshme, sipas Gjykatës Administrative, makina duhet të ketë:

Marketing

Byroja e Prokurimit Publik

Klimë trezonëshe

Radar për bllokim automatik gjatë paraqitjes së pengesës

Drita të përparme Ksenon ose Led

Xhama të errësuara shtesë të pasme

Alsat njoftoi tashmë se makinë të re ka blerë edhe Gjykata Themelore në Tetovë. Për 19 mijë euro kanë blerë makinë nga kompania nga Kumanova “Deluks – Auto”. Kompania fitoi tenderin si ofertuesi i vetëm. Sipas informacionit në dispozicion publik nga Byroja e Prokurimit Publik, kompania Deluks-Auto, me bazë në Kumanovë, vitin e kaluar mori mbi 450 mijë euro nga shteti në bazë të tenderëve të fituara për prokurimin e automjeteve të markës Shkoda. Në listën e institucioneve që kanë blerë makina prej tyre janë Agjencia e Mallrave Rezervë, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Byroja e Prokurimit Publik, Regjistri Qendror, Ministria e Mbrojtjes dhe Ndërmarrja Publike për furnizimin me ujë “Studençica” nga Kërçova. Sipas hulumtimit të rrjetit hulumtues ballkanik BIRN, kompania Deluks-Auto ishte donator në fushatën e LSDM-së. Pronari i kompanisë e mohoi këtë duke shpjeguar se vetëm ka mundësuar zbritje prej 12 mijë denarëve për mirëmbajtjen e makinave partiake.

/ALSAT-M/

Marketing