Gjykatësi i Gjykatës Penale ka biseduar me Janakieskin dhe Ristovskin për incidentin e djeshëm

Gjykatësi i Gjykatës Themelore Shkupi 1 sot në INP “Shkup” ka biseduar  me të akuzuarit Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski të cilët dje fizikisht ishin sulmuar  në burg.  Është konstatuar se sot gjendja në burg është e qetë, pa prishje të rendit dhe  qetësisë dhe se të gjitha aktivitetet e personave të arrestuar  zhvillohen pa ndërprerë.

Marketing

I akuzuari Janakieski para gjykatësit ka deklaruar se ka marrë lëndime pas së cilës është dërguar  në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku i është dhënë  ndihmë mjekësore dhe terapi.

“Të arrestuarit në institucion nuk kanë dhënë vërejtje tjera  të cilat janë në kompetencë të gjykatës,  por edhe përveç asaj Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup i rekomandon  drejtorisë së institucionit t’i ndërmarrë të gjitha masat  për zbardhjen e rastit dhe të bëjë revizion  të orareve  për shëtitje në ajër të pastër të personave të burgosur me çka në të ardhmen nuk do të mundësojë  që personat të cilët kanë marrë pjesë  në incidentin e djeshëm  më të mos takohen  në oborrin e burgut”, citohet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Nga gjykata informojnë se do të kërkojnë nga Drejtoria për  kryerje të sanksioneve të bëjë analizë  dhe të propozojë  institucione tjera  ndëshkuese-përmirësuese të cilat kanë kushte adekuate për të burgosurit e caktuar të cilët konsiderojnë se  nuk janë të sigurt në burg,  të transferohen  në ato institucione.

Marketing