Gjykatësit e Gjykatës Penale i mbulojnë terminët e gjykimeve, shtyhen lëndët e PSP-së

Lënda më e vjetër i Prokurorisë speciale për dhunën dhe shpullat në Komunën Qendër me porosi të Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit shtyhet përsëri, sepse gjyqtari Dushan Josifovski, i cili e drejton këtë rast, dhe gjykatësi i TNT Ognen Stavrev, i kanë caktuar të dy seancat në kohën e njëjtë, transmeton Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

Të dy e dinë se Mile Janakieski akuzohet në të dy rastet dhe duhet të marrë pjesë në gjykime.
Më parë, kjo ndodhte me gjykimin për sulmin në Kuvend më 27 prill, që e drejtonte gjykatësja Dobrilla Kacarska dhe “Titanik”, me të cilin kryeson gjykatësi Osman Shabani, të cilët i caktonin terminet në të njëjtën kohë. Munir Pepiq është i akuzuar në dy raste, dhe për shkak të mungesës së koordinimit të gjykatësve, “Titaniku” shtyhej rregullisht.

Nuk dihet nëse gjykatësit e Gjykatës themelore Shkup 1 komunikojnë në kolegj për mbulimet e terminëve për çka vonohet drejtësia dhe shpenzohen mjete buxhetore duke i zgjatur në këtë mënyrë proceset gjyqësore dhe çfarë ndërmerr kryetari i gjykatës Ivan Xholev për këtë mos efikasitet të gjykatës.

Njëkohësisht, shkelen të drejtat e të pandehurve, të cilët për çdo paraqitje të avokatëve në seancë, pavarësisht nëse do të mbahet ose shtyhet, u paguajnë rreth 10,800 denarë pa llogaritur TVSH-në. SDK.mk prej të pandehurve në këtë lëndë ka mësuar se disa prej tyre, për shkak se kanë të ardhura të ulëta, kanë lidhur kontratë me avokatët që t’i paguajnë nga 3.000 denarë më pak në muaj.

“Borxhet janë rritur aq shumë, sa që do t’i paguajmë gjithë jetën”, tha i pandehuri.

Në brifingun e fundit të rregullt me gazetarët, Xholev në pyetjen e Sdk.mk, nëse të gjitha gjykimet në këtë gjykatë stërzgjaten kështu si lëndët e PSP-së, u përgjigj: “Gjyqet e aktakuzat e parashtruara nga Prokuroria speciale zhvillohen më shpejtë në krahasim me tjerat.”

Në seancën e sotme, para se të shtyhet, i akuzuari Aleksandar Trajkovski, i cili ishte për vizitë të të arratisurit, të pandehurit dhe të dënuarit Nikolla Gruevski në Budapest, ia tregoi gjykatës fotot nga Viber komunikimi të cilat ia ka dërguar i pandehuri Igor Boshkovskin nga aksidenti të cilin kinse e e ka pasur në Serbi. Gjykata duhet të verifikojë besueshmërinë e njoftimit në Viber.

Seanca e ardhshëm mbi dhunën dhe shpullat në Qendër që është duke u zvarritur më shumë se 2 vjet është planifikuar për 5 qershor 2019.

evn