Gjykatësja Gosheva propozon masë të përkohshme që ndalon të gjitha aktivitetet për Referendumin

Gjykatësja Elena Gosheva propozon që Gjykata Kushtetuese të lëshojë masë të përkohshme – ndalim i të gjitha aktiviteteve për mbajtjen dhe zbatimin e referendumit, njofton “Makfas” nga burime në gjykatë.

Marketing

Sipas të njëjtave burime, Gosheva është gjyqtarja bartëse e iniciativës në vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimin për caktimin e referendumit dhe ajo në referat propozon që Gjykata të ndërmarrë veprime.

Seanca ku do të shihet kjo iniciativë është caktuar për ditën e mërkurë.

Deri te gjykata kanë ardhur dy iniciativa, njëra nga “E majta”, ndërsa tjetra nga “Kongresi Botëror Maqedonas”.

Sipas partisë politike E majta, vendimi për referendum është në kundërshtim të kushtetutës dhe në kundërshtim me Ligjin për referendum sepse, ky dokument nuk i ka të gjithë pjesë që duhet t’i ketë, bëhet fjalë për pyetje e shumëkuptimshme dhe manipulative dhe e treta, se referendum ka të bëjë me bashkimin me BE-në që është subjekt i rregullave tjera për vendim.

Marketing