Gjykimi i Janevës dhe Boki 13 do të nisë më 3 dhjetor

Më 3 dhjetor do të nisë gjykimi ndaj ish prokurores speciale Katica Janeva dhe Bojan Jovanovskit të njohur si Boki 13 si dhe Zoran Milevski–Kiçeec, të akuzuar për rastin Zhvatja. Lënda i është ndarë gjykatëses Vaska Nikollovska – Nasevska.

Marketing

“Për shkak të interesit të madh të mediave të cilat e ndjekin gjyqësorin, e informojmë publikun se lënda KOK nr.116/19 kundër B.J., K.J. dhe Z.M. në përputhje me sistemin elektronik AKMIS i është ndarë gjykatëses Vaska Nikollovska – Nasevska. Diskutimi kryesor i lëndës do të bëhet më 13.12.2019 në ora 10, me ç’rast janë ftuar edhe palët” , informojnë nga Gjykata Penale.

Janeva së bashku me Bojan Jovanovskin dhe Zoran Milevski –Kiçeec akuzohen në rastin “Zhvatja” pasi kanë marrë ryshfet 1, 5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev, për të shpëtuar nga ndjekja penale në rastin “Perandoria”.

Në fazën hetimore të rastit “Zhvarja” prokurorja Vilma Ruskovska e cila udhëheq me lëndën ka marrë në pyetje prokurorë, biznesmenë, politikanë dhe persona të tjerë që kanë pas kontakte me të dyshuarit. Si prova material prokuroria ka marrë edhe orenditë nga shtëpia e ish prokurores Speciale Janeva si dhe sende të tjera të gjetura në shtëpitë e të akuzuarve dhe vendet e tyre të punës.
Në gusht të këtij viti gazeta italiane “La Verita” në edicionin on-line publikoi një video nga takimi i të dyshuarve në rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski-Kiçec me biznesmenin Jordan Kamçev.

Në videon e publikuar, e cila është filmuar në shkurt të këtij viti, shihen euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohet edhe një bisedë e Jovanovskit dhe Kamçevit për një lëndë të Prokurorisë Speciale, në të cilën përmendej emri i prokurores speciale publike Katica Janeva. Në bisedën midis zhvatësit Bojan Jovanovski dhe biznesmenit Orce Kamçev dëgjohet se si zhvatësi i premton biznesmenit se do të lirohet nga akuza në lëndën “Perandoria”.

Katica Janeva dhe Boki 13 gjenden në paraburgim në burgun e Shutkës, ndërsa i akuzuari i tretë Zoran Mileski-Kiçeec ndodhet në burg shtëpiak. Emine Ismaili.

Marketing