Gjykimi për “27 prillin” shtyhet për 31 janar

Gjykimi për ndodhitë e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë anulohet për 31 janar pasi Gjykata e Apelit ende nuk është përgjigjur mbi ankesat e kërkesave të amnistisë.

Marketing

Gjykatësja Dobrilla Kacarska në fillim të seancës së sotme njoftoi se ende nuk janë në fuqi të gjitha përgjigjet e ankesave të kërkesave të refuzuara për amnisti nga Apeli.

“Për Abdulfeta Alimin është caktuar seancë publike e Apelit të premten, por nuk është mbajtur dhe është caktuar për sot. Prokurorja Villma Ruskoska javën e ardhshme do të mungojë zyrtarisht dhe ato tre seanca anulohen, ndërsa seanca e ardhshme do të mbahet më 31 janar”, ka thënë Kacarska.

Në bankën e të akuzuarve mbeten pesë veta të cilët nuk kërkuan amnisti: ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, shefi për operacione speciale pranë MPB-së Dushko Lazarov, njëri nga drejtuesit e “Për Maqedoni të Përbashkët” Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug nga Shoqatat patriotike si dhe 13 të akuzuar, kërkesat e të cilëve për amnisti ishin refuzuar.

Gjykata ka refuzuar kërkesat për amnisti të Aleksandër Vasilevskit Ninxha, Nikolla Mitrovski Kolo, Goran Gjoshevski, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe VIlijam Mihajllovski.

Gjykimi për “27 prillin” ka filluar në gusht të vitit të kaluar kundër 33 personave, ku 31 prej tyre për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje, ndërsa me ligjin e amnistisë janë falur 15 të akuzuar.

Marketing