Gjykimi për fatkeqësinë në Llaskarcë, Beluli: Nuk e dija se autobusi ka manipulatorë

Pronari i kompanisë “Durmo Turs” Durmish Beluli, autobusi i të cilët pësoi aksident, ku humbën jetën 16 persona, para trupit gjykues thekson se ai nuk ndjehet fajtor për fatkeqësinë e ndodhur. Sipas tij, është shoferi I autobusit ai që duhet ta tregojë të vërtetën për këtë ngjarje. Tha se, autobusi ka qenë në gjendje të rregullt dhe sikur shoferi të frenonte autobusi me siguri se do të ndaleshte. Ai bërë lutje shoferit të tregojë të vërtetën.
“Nuk kam qenë në njohuri se në autobus është vendosur manipulator, prej tij Kompania Durmo Turs mund të ketë vetëm dëm, ndërsa dobi ka vetëm shoferi. As një nga shoferët nuk ka pasur nevojë të vozisë më shumë nga e lejuara. Është e qartë se shoferi e ka bërë këtë me qëllim ti vë në huti shërbimet policore në komunikacion,për të ju ikur dënimeve. Në asnjë mënyrë nuk kam kontribuar për aksidentin e ndodhur dhe nuk ndjehem fajtorë.”, tha Beluli.
Beluli tha se asnjëherë nuk kanë kursyer për të gjitha pjesët e nevjshme të autobusit, duke mohuar të ketë bërë presion mbi punonjësit profesional të kontrolleve teknike që të fusin të dhëna jo të sakta mbi automjetin. Në bankën e të akuzuarve janë pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i autobusëve, Remzi Miftari, ish i punësuari në kontrollin teknik, inxhinieri Igor Gjerogjievski, Goran Dukovski, Jane Bovarovski dhe shoferi, Manoil Trufunovski. Të akuzuarit ngarkohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe sigurisë në komunikacion. Seanca e radhës është caktuar më 20 prill.
Marketing