Gjykimi për lëndën “TNT” u anulua për më 15 maj

Më 15 maj do të vazhdojë gjykimi për lëndën “TNT” të Prokurorisë  Speciale  Publike (PSP) për rrëzimin e kompleksit “Kosmos”, të biznesmenit Fiat Canovski.

Marketing

Gjykatësi Osman Shabani e anuloi seancën e sotme për shkak të mungesës së gjykatësit Ognen Stavrev.

Për lëndën “TNT” mes të akuzuarve janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe ish-kryetari i komunës të Gazi Babës Toni Trajkovski.

Sipas akuzës të PSP, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Koskos” të Fijat Canoskit.

Marketing