Gjykimi për lëndën “Trajektorja” vazhdon pa Gruevskin

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Trajektorja” ku të akuzuar janë disa ish-funksionarë se kanë shkelur kompetencat gjatë zgjidhjes së kompanisë për ndërtimin e pjesë rrugore deri në Shtip dhe Ohër.

Marketing

Gjykata duhet të vendos se si do të vazhdon gjykimi, duke marrë parasysh se njëri nga të akuzuarit është ish-kryeministri Nikolla Gruevskit i cili është në arrati në Hungari.

Në lëndën “Trajektorja” të akuzuar janë edhe ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, i cili është në paraburgim në burgun e “Shkupit”, ish-zëvendës kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i ndërmarrjes publike të rrugëve shtetërore, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës të PSP-së, këta në pjesën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime ku në procedurën për zgjidhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër kanë shkelur kompetencat e tyre. Sipas PSP-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror prej 155 milion euro.

Marketing