Gjykimi për “Monstrën” vazhdon më 24 qershor

Gjykimi për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012 “Monstra” të PSP-së vazhdon më 24 qershor, pasi në seancën e sotme u morën në pyetje gjashtë dëshmitarë.

Marketing

Në fillim të seancës së sotme gjykatësi Ognen Stavrev tha se ende nuk ka kurrfarë informacione për procedurën për ekstradimin e të akuzuarve nga Kosova.

Dëshmitari i parë, i cili në vitin 2012 ka pasur servis ku është çmontuar për pjesë, mercedesi, nga i cili ishin targat e regjistrimit të opel omegas me të cilin ka drejtuar autori i veprës, u pyet nga gjykatësi Ognen Stavrev, PSP-ja dhe mbrojtja.

Në pyetjen kur ka vërejtur se nuk e ka targën e regjistrimit, dëshmitari tha se nuk e ka vënë re dhe sqaroi se automjetin e ka blerë për pjesë, por nuk e ka transferuar nga pronari i parë, nga i cili ka kuptuar se nuk e ka tabelën, kur i është paraqitur në telefon i ka thënë se ka ardhur policia dhe e ka kërkuar automobilin.

Dëshmitari tha se mercedesi me shërbim të tërheqjes e ka dërguar në fermë në rrugën për në Haraçinë ku ka pasur rreth 20 automjete të prishura për pjesë rezervë, ndërsa pas mbylljes së servisit të gjitha automjetet i ka dërguar në mbeturina.

I dyti që dëshmoi, pronari i mercedesit, i cili tha se në vitin 2004 e ka shitur veturën të regjistruar me targa SK 499 MT. i pyetur kur e ka mësuar këtë, tha se policia ka ardhur tek ai në shtëpi derisa ai ishte në një udhëtim dhe ka sqaruar përmes telefonit se veturën ia ka shitur pronarit të të një servisit në rrugën e plastikave në Shkup.

I treti u mor në pyetje dëshmitari, i cili në atë kohë ishte punëtor në Telekomin e Maqedonisë dhe ka përgatitur deklaratë në tabelë të qarkullimit të stacioneve bazë rreth Liqenit të Smilkovës.

Dëshmitari tha se ai vetë përpunon, gjegjësisht gjeneron raporte dhe nuk është person teknik, ndërsa nëse ka nevojë për detaje për funksionimin e stacioneve të bazës duhet të japin kërkesë deri tek Telekomi i Maqedonisë prej ku do të theksohet personi i cili mund të japë përgjigje të tillë.
Në seancën e sotme gjyqësore, u mor në pyetje edhe dëshmitari i cili në atë kohë ka punuar në ambulancën veterinere, prej ku e njeh pronarin e fermës me dhen dhe dhi, Fejzi Azirin.
Theksoi se nuk kanë qenë të afërm, por kanë pasur bashkëpunim afarist dhe ia ka mjekuar bagëtitë në Brez dhe në Bilinbeg.
Tjetri në seancën e sotmet deklaratë ka dhënë dëshmitari, i cili ka punuar me mekanizëm bujqësor dhe tha se njihet me Fejzi Azirin të cilit i ka kryer pastrim pranveror në fermën e tij.

Deklaratë të fundit ka dhënë dëshmitari, i cili tha se njihet me të akuzuarin Fejzi Azirin. u përgjigj në pyetjet nga prokuroria për bisedimet mes tij dhe Azirit në prill të vitit 2012, për të cilat tha se është e saktë se ka biseduar, por nuk mban mend saktë në përmbajtjen për shkak të periudhës së gjatë kohore që ka kaluar.

Për vrasjen e pesëfishtë, kur u vanë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të 2017 shfuqizoi aktgjykimet, liroi nga burgu Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin, duke ju shqiptuar masa e kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimit, rasti “Monstra” kaloi tek Prokuroria Speciale dhe u kthye për gjykim të sërishëm.