Gjykimi për rastin “Trajektorja” vazhdon më 10 maj

Me prezantimin e dëshmive materiale sot në Gjykatën Penale në Shkup u mbajt seancë gjyqësore për rastin “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Nga PSP e prezantuan dokumentacionin nga shërbimet konsultuese për koncesion të rrugëve me pagesën e taksës rrugore, mes tjerash e përbërë nga raporti financiar dhe korniza ligjore për ndërtimin e autostradave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.

Në seancën e sotme gjyqësore, prokuroria shfaqi dëshmi, gjegjësisht dokumente të cilat ishin përgatitur për firmën ekzekutuese, me çka janë gjetur gabime në përkthim të cilat kanë të bëjnë me shumat për kryerjen e punëve të caktuara ndërtimore, garantuesin e shumave dhe në lidhje me atë se për cilën autostradë bëhet fjalë në dokumentin konkret.

Gjykatësi Goran Boshevski kërkoi që të dërgohet ftesë deri te tre dëshmitarë, duke theksuar se gjykimi,  më 10 maj, vazhdon me dëshmitë e tyre.

Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili po gjykohet në mungesë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i NP “Rrugët shtetërore”, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci -Shtip dhe Kërçovë – Ohët i shfrytëzuan dhe tejkaluan autorizimet e veta. me atë e kanë dëmtuar Buxhetin së paku 155 milionë euro.