Seanca e sotme gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik”, është shtyrë për më 16 gusht për shkak të mungesës së të akuzuarës Gordana Jankulloska e cila, siç njoftoi avokatja e saj Sanja Aleksisq është në spital pas lindjes.

Gjyqtari Osman Shabani tha se e akuzuara Jankulloska ka të drejtë 45 ditë të thirret në seanca gjyqësore, për shkak të së cilës e shtyu gjykimin për “Titanik” për më 16 gusht.

Edhe seanca e kaluar për “Titanik” ishte shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarës Gordana Jankulloska, atëherë për shkak të shtatzënisë së rrezikshme.

Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevksi, Goce Janevski, Xhezmi Amet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar nga PSP-ja për shoqërim kriminel, shpelje të së drejtës votuese, lëndim të së drejtës së caktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore të vitit 2012