Gjykimi për “Total” shtyhet për më 3 tetor

Gjykimi për lëndën “Total” të Prokurorisë Speciale Publike shtyhet për më 3 tetor për shkak të ndryshimit të bërë të strukturës personale të personit juridik “Medijamaks” i cili së bashku me gazetarin Dragan Pavloviq Latas dhe personat juridikë “Total marketing” dhe “Total media qendra” akuzohen për evazion tatimor.

Marketing

Para fillimit të seancës së sotme, avokati përfaqësues i “Medijamas” e njoftoi gjykatën se është shkaktuar ndryshim në pronësinë e personit juridik dhe i ndërpritet autorizimi dhe kompetencat e tij si mbrojtës i shoqatës në procesin gjyqësor. Propozoi që debati i sotëm të shtyhet dhe gjykata të dërgojë njoftim deri te përfaqësuesi i tij i shoqatës.

Gjykatësja, Sllavica Naumova Josifovska, tha se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e debatit të sotëm dhe gjykimi shtyhet për më 3 tetor, për kur duhet të informohet dhe të njihet përfaqësuesi i ri i personit juridik.

Në lëndën “Total” i akuzuar është gazetari Dragan Pavloviq-Latas për fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridik “Total” marketing” SHPKNJP “Total” qendra për media dhe “Mediamaks” dhe 63.032 euro si person fizik.

Deri tani në sallën gjyqësore për lëndën “Total” janë lëshuar 16 nga gjithsej 39 bisedat e përgjuara nga viti 2011, të propozuara nga PSP-ja.

 

Marketing