Gjykimi për vrasjen e Nikolla Sazdovskit anulohet për më 14 mars

Më 14 mars do të vazhdojë gjykimi i Besir Belës dhe Skender Demirit, të akuzuar për vrasjen e 20 vjeçarit Nikolla Sazdovskit-Sazdo. Gjykatësja Daniela Aleksovska-Stojanovska e anuloi seancën e sotme për shkak të, siç tha, kohës së pamjaftueshme për shqyrtim të ekspertizës nga rikonstruksioni i vrasjes, që u mbajt më 7 shkurt.

Marketing

Avokatët e mbrojtjes dhe i dëmtuari dje janë njoftuar se është marrë ekspertiza, por për shkak të afatit të shkurtër deri në seancën e sotme kanë kërkuar të anulohet për terminin e ardhshëm të caktuar.

Palët sot i morën aktet e dorëzuara nga ana e SPB-së Shkup nga Njësia për kontroll dhe analizë të cilat kanë dalë nga kontrolli i ngjarjes, si dhe nga ekspertiza gjyqësore plotësuese e përgatitur nga mjekësia gjyqësore. Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri së bashku me J.L.(19) i cili është në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar për vdekje e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusit para fabrikës “Alkaloid” në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë.

Nga lëndimet e rënda, Sazdovski më 9 korrik të vitit 2018 vdiq në Klinikën për anestezi, rianimim dhe shërim intensiv – KARIL në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”. Të dy sulmuesit, Besir Bela dhe Skender Demiri, janë në paraburgim në burgun “Shkup” në Shutkë, ndërsa për të dyshuarin e tretë, i cili ende është i paarritshëm për organet e ndjekjes, është shpallur urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar.

Marketing