Gjyshi djeg nipin 2-vjeçar (FOTO)

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur Rusinë. Gjyshi ka hedhur në sobë të nxehtë nipin e tij 2-vjeçar, pasi sipas tij ka parë djallin të ai gjatë një feste të organizuar.

Marketing

I mituri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u shpëtua nga soba, por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Si pasojë e nxehtësisë, atij iu dogj 50 për qind e trupit. Vogëlushi ndodhet në koma, ku po lufton për jetën.

“Është e vështirë të përcaktohet gjendja kur bëhet fjalë për një djegie të një shkalle të tillë. Duhen të paktën 4 ditë për të dalë në një përfundim. Mjekët po bëjnë gjithçka për të shpëtuar 2-vjeçarin”, njoftoi spitali, ku ndodhet i shtruar i mituri.

Marketing