Gjysma e grave amvise dhe jashtë tregut të punës

Një e treta e grave besojnë që obligimi i tyre është të kenë fëmijë dhe të kujdesen për shtëpinë dhe familjen, ndërsa në plan të fundit e kanë fitimin, përderisa shumica e grave – mbi 52 për qind, pajtohen që obligimet shtëpiake i pengojnë të punojnë jashtë shtëpisë. Këtë e theksoi Vesna Ivanoviq, udhëheqësja e zyrës së “UN Women” në Shkup në promovimin e kampanjës “A e di?” e përpunuar nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut. Qëllimi i projektit është ngritja e vetëdijes së publikut për parandalimin, mbrojtjen dhe uljen e diskriminimit ndaj gruas.

Marketing

“Sipas të dhënave nga Enti shtetëror për statistikë për vitin 2018, numri i përgjithshëm i grave të punësuara në vitin e kaluar në përqindje arrin 39.6. Gjysma e grave janë jashtë tregut të punës, ndërsa nëse janë të përfshira në pjesën më të madhe ballafaqohen me diskriminim”, theksoi Ivanoviq.

Uranija Pirovska, drejtor ekzekutiv i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, shpjegoi që në vitin 2015 dhe 2016 ka pasur jashtëzakonisht numër të madh të vrasjeve të grave nga ana e ish bashkëshortëve të tyre ose partnerëve të tashëm ose nga anëtarë të rrethit të ngushtë të familjes, dhe prandaj, ashtu siç tha, në vendin tonë ende nuk ka zgjidhje adekuate të kërkesave për gratë që do të çonte në barazinë e tyre ligjore dhe reale në shoqëri. Ekzistojnë më shumë arsye që një grua ta ketë të pamundur të merr pjesë në tregun e punës, të punësohet, të krijojë karrierë pa pengesa ose të fitojë më shumë.

Ajo shtoi që shoqëria ballafaqohet me numër të madh të vajzave të cilat martohen në moshë të hershme, prandaj ato përjashtohen nga arsimi dhe nuk kanë asnjë qasje deri te çfarë do informacioni ose shërbimi që do të çonte deri te emancipimi i tyre dhe veprimi aktiv në sferën shoqërore.