Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë u dërgon ndihma palestinezëve

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë do t’u ofrojë ndihmë familjeve palestineze shtëpitë e të cilëve u shkatërruan në sulmet e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Gjysmëhënës së Kuqe Turke theksohet se do të dërgojnë pako ushqimore dhe materiale të tjera të nevojshme për familjet palestineze.

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë, organizata e parë humanitare që tashmë ka dërguar ndihmë në rajon pas sulmeve izraelite, ka miratuar një plan veprimi për të ndihmuar palestinezët.

Marketing

Në kuadër të planit, përveç ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, ato do të sigurojnë familjet palestineze me ushqime, veshje dhe pako mobiliesh.

Ata tashmë kanë filluar shpërndarjen e ndihmave humanitare për 20.000 familje, ndërsa familjet shtëpitë e të cilave u shkatërruan ose dëmtuan në sulmet izraelite kanë marrë ndihmë financiare.

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë gjithashtu planifikon të ofrojë ndihmë në mënyrë që palestinezët e plagosur në sulmet izraelite të trajtohen në Turqi dhe Egjipt.​​​​​​​



. .

Marketing