Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: 97 të plagosur në përplasjet në Bregut Perëndimor

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe ka bërë të ditur se gjithsej 97 palestinezë janë plagosur sot në përleshjet me forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, shoqata tha se pesë persona u plagosën nga plumbat e gjallë, pesë të tjerë nga plumbat e gomës, ndërsa 84 nga thithja e gazit. Tre të tjerë pësuan lëndime si rezultat i rrahjeve, djegieve dhe rrëzimit gjatë konfrontimeve.

Dhuna ndodhi pasi palestinezët organizuan grevë të përgjithshme mbarëkombëtare në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në qytetet arabe në Izrael për të protestuar ndaj sulmeve të vazhdueshme Izraelite në Rripin e Gazës, në atë që organizatorët e përshkruan si një “ditë zemërimi”.

Marketing

Dyqanet, qendrat e biznesit, institucionet civile, bankat dhe universitetet mbyllën dyert e tyre përgjatë Bregut Perëndimor dhe u shpërndanë nëpër tubime popullore dhe konfrontime me forcat izraelite.

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, të paktën 213 palestinezë janë vrarë, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra, si dhe 1.442 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 10 maj.



. .