Gjysmëhëna e Kuqe Turke fillon fushatën e ndihmës për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke bëhet e ditur se ekipet që mbërritën në vend pas tërmetit, mobilizuan ekspertët për të përballuar nevojat e personave të prekur nga tërmeti.

Karahas 2 mauneve me ndihma që u dërguan nga Turqia, Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi në rajon edhe një maune tjetër me ndihma nga dega e saj e përhershme në Bullgari, dhe në kuadër të kësaj ajo ka filluar edhe fushatën e ndihmës për të ndihmuar më shumë persona të prekur.

Me fushatën e ndihmës të nisur me sloganin “Shqipëria u trondit. Zgjat dorën t‘i shërojmë plagët”, Gjysmëhëna e Kuqe Turke pret ndihma nga bamirësit ku dhe me donacionet e dhëna, Turqia do të vazhdojë ofrimin e ndihmës për mijëra familje.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke pret ndihma monetare nga donatorët, bamirësit, për shkak se ndihmat i siguron në vend për të mënjanuar shpenzimet e kostot e transportit si dhe që të sigurojë sa më shumë ndihma për mijëra persona që janë prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Bamirësit që duan të bëjnë donacione mund të dërgojnë dhurimet e tyre përmes faqes së internetit “www.kizilay.org.tr”, përmes llogarive të Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe degëve bankare. Përveç kësaj mund të dhurohen në shumën 10 lira (rreth 1.5 euro) nëpërmjet një mesazhi me tekst “Tërmet” që dërgohet në numrin 2868 nga të gjithë operatorët në vend.