Gjysmëvjetori i dytë fillon të hënën

Epidemia e Fruthit duket se nuk do ta zgjasë pushimin dimëror të nxënësve, pavarësisht se çdo ditë regjistrohen raste të reja. U njoftua për katër të prekur të rinj nga fruthi, 3 fëmijë dhe një i rritur.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe një ditë më parë tha se zgjatja e pushimit për nxënësit nuk do të jap asnjë efekt ndërkohë që paralajmëroi se komisioni për sëmundje infektive po përgatitet që bashkë me fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë, në shkolla të nis edhe vaksinimi i fëmijëve të pavaksinuar.

Kemi diskutuar mundësitë e ndryshme, mes tyre edhe zgjatjen e pushimit dimëror të nxënësve megjithatë erdhëm në përfundim se nuk do të ketë asnjë efekt. Komisioni përkatës, tani po bën planet se si do të zhvillohet vaksinimi në terren pasi që tashmë ka krijuar përvojën me epidemitë që kanë ndodhur në të kaluarën”- tha Venko Filipçe, ministër I Shëndetësisë.

Mësimi do të nis edhe nëpër ato shkolla ku tashmë po realizohet rikontsruimi i tyre, pasi siç thonë drejtorët, disa nga punimet kanë të bëjnë me pjesët e jashtme të shkollës dhe nuk do ta pengojnë procesin mësimor. Me më shumë vështirësi do të përballen nxënësit e dhe kuadri i shkollës fillore “Vasill Gllavinov” në Çair ku po zhvillohet faza e parë e rikonstruimit. Për të mos humbur në mësim një pjesë e nxënësve mësimin do ta ndjekin në shkollën e natës “Makarenko”.

Pak do të kemi vështirësi por shpresojmë se do t’ia kalojmë dhe do të hasim në mirëkuptim te prindërit se është një projekt madhor që do të përfshijë komplet shkollën edhe në fazën e dytë duke përfshirë edhe sallën e edukatës fizike që është në një mjerim. 900 nxënës janë në përgjithësi kështu që në “Makarenko” do të punojmë në dy ndërrime. Në “Makarenko” do të jenë 12 paralele kurse paralelet tjera ngelin në shkollën amë”- pohoi Qamuran Kuçi, drejtor I sh.f “Vasill Gllavinov”.

Lidhur me pushimin dimëror u përgjigjën edhe nga Ministria e Arsimi duke theksuar se deri në këto momente nuk parashihet asnjë ndryshim për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë. Mbetet që të hënën, 21 janar të gjithë nxënësit ti kthehen mësimit.

Marketing