Godet me veturë të moshuarën dhe ikë

Një 74-vjeçare nga Shkupi është goditur me veturë dje në rrugën “Arseni Jovkov” në Shkup.

Marketing

Policia njoftoi se një veturë e drejtuar nga një shofer i panjohur e ka goditur L. Sh. (74) dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Të lënduarës i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Marketing